TË FUNDIT

10 fakte optimiste për Covid-19 nga mjekja e njohur në Shqipëri

Mjekja gjinekologe në spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë, Anika Dokle ka shpërndarë për ndjekësit e rrjeteve sociale 10 fakte optimiste për Covid-19.

Sipas mjekes, nuk ka vend për panik, për disa arsye si më poshtë:

  1. Virusi njihet (për HIV-in u deshën dy vjet për ta identifikuar, ndërkohë që Covid-19 u identifikua

në 10 ditë).

  1. Dimë si ta detektojmë (provat RT-PCR përmirësohen dita-ditës).
  2. Në Kinë situata është drejt përmirësimit.
  3. 80% e rasteve janë të formës së lehtë.
  4. Njerëzit kurohen.
  5. Pothuajse nuk afekton fëmijët.
  6. Inaktivizohet lehtësisht (përdorimi i solucioneve të etanolit, peroksidit të hidrogjenit).
  7. Ka rreth 150 artikuj shkencorë për të.
  8. Ka në proces prototipa të vaksinave që shumë shpejt do të testohen në njerëz.
  9. Ka në proces 80 studime klinike me antiviralë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat