TË FUNDIT

Ndërron jetë japonezi që kishte përhapur koronavirusin qëllimisht

Agjencia e lajmeve Kyodo njofton se Japonezi që qëllimisht kishte përhapur koronavirusin pasi vetë ishte prekur me COVID-19, ka ndërruar jetë.

Ai në fillim të marsit ishte diagnostifikuar me coronavirus dhe për këtë po qëndronte në repartin e sëmundjeve infektive, kurse mjekët i kishin propozuar vetizolim.

Në vend të kësaj, ai kishte shkuar në të paktën dy bare dhe kishte njoftuar familjarët që gjithashtu ishin infektuar me coronavirus, se po shkon për ta përhapur virusin.

Në një prej bareve kishte pasur kontakt me të paktën dy persona, e një prej tyre disa ditë më vonë ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat