TË FUNDIT

Zyrtare! Anulohet “Eurovision 2020”!

Festivali europian i vitit 2020 që do të mbahej në Roterdam është anuluar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e Eurovision-it në Instagram, ku shkruhet se është shtyrë me një vit mbajtja e festivalit.

“Me keqardhje të thellë ne duhet të shpallim anulimin e Eurovision Song Contest 2020 në Roterdam.

Gjatë javëve të fundit ne kemi eksploruar shumë mundësi alternative për të lejuar konkursin e këngës në Eurovision të zhvillohet.

Sidoqoftë, pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën – dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet Hollandeze – do të thotë se Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdojmë me ngjarjen live siç ishte planifikuar.

Jemi shumë krenarë që Eurovision Song Contest ka bashkuar audiencën çdo vit, pa ndërprerje, për 64 vitet e fundit dhe ne, si miliona tifozë në të gjithë botën, jemi jashtëzakonisht të pikëlluar që nuk mund të zhvillohet në maj.

EBU, NPO, NOS, AVROTROS dhe Qyteti i Roterdamit do të vazhdojnë një bisedë në lidhje me mbajtjen e Konkursit të Këngës në Eurovision në 2021.

https://www.instagram.com/p/B94Gb6TKKXD/?utm_source=ig_embed

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat