Gary Neville ish-futbollisti i Manchester United dhe kombëtares angleze, do të vërë në dispozicion të mjekëve dhe personelit të spitaleve si ndihmë në krizën e koronavirusit.
Ai ka dy hotele në Manchester dhe do t’i mbyllë ato për publikun duke i vënë në shërbim të mjekësisë pa asnjë pagesë, duke liruar kështu 176 shtretër.
Ish-kapiteni i United ka deklaruar se asnjë prej anëtarëve të stafit të tij nuk do të shkarkohet nga puna apo do të detyrohet të marrë leje të papaguar. Ai madje ka shprehur kënaqësinë e arritjes së një marrëveshjeje me ministrinë e shëndetësisë.
“E gjithë industria jonë duhet të tregojë solidaritet në këtë periudhë të pasigurtë, jo vetëm për stafin tonë, por për njerëzit që do të kenë nevojë për akomodim në muajt që vijnë”.

Punonjësit e hotelit do të punojnë si ditë normale dhe do të paguhen po rregullisht ndërsa mjekë, infermierë dhe sanitarë do t’i përdorin pa asnjë pagesë nëse do të kenë nevojë të izolohen larg familjeve në mënyrë që të mos i rrezikojnë.

