Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje ish ambasadorit italian në Shqipëri në vitet 1993 – 1997 Paolo Foresti.
Në kuadër të mesazhit është pikërisht lufta kundër koronavirusit. Foresti shkruan se të gjithë po ndodhemi në kohë të vështira dhe kjo situatë do kalojë.
“Faleminderit i dashur president. Kohë të vështira kemi kaluar edhe së bashku. Do të kalojë edhe kjo situatë dhe me entuziazëm e pasion do të rifillojmë rrugën e ndërprerë, që shpresoj të jetë me më shumë ndërgjegjësim se më përpara”, shkruante ish ambasadori italian në vendin tonë Foresti.
Ndërkohë, Meta i shkruan se me kurajo dhe vendosmëri kjo krizë e rëndë do kalojë
“I dashur Ambasador Foresti! Duke uruar shëndet të plotē për Ju, familjen Tuaj dhe tē gjithē popullin e dashur italian, jam i bindur se me kurajo dhe vendosmëri do ta kaloni edhe këtë krizë të rëndë. I nderuar të kemi bashkëpunuar në një kohë të vështirë për popullin shqiptar, si ajo e vitit 1997, kur Ju dhe populli italian na u gjendet pranë. Përqafime strategjike gjithashtu!”, shkruan Meta.


