Një mjek në Francë ka humbur jetën pasi u infektua nga koronavirusi. Njoftimi është bërë nga ministri i Shëndetësisë i vendit Olivier Véran.
Ministri shtoi: “Kjo është e para, me sa di unë.”
Profesionistët mjekësorë në Francë janë duke luftuar me një numër në rritje të rasteve të koronavirusit. Numri aktualisht është 12.475, me 450 vdekje të konfirmuara.
Véran nuk dha detaje në lidhje me të ndjerin.

