Një i ri nga Tirana është gjobitur nga policia pasi është kapur jashtë shtëpisë në një orar që nuk lejohej nga qeveria. Mirëpo, ka plasur gallata në rrjet nga argumenti i të riut për tu shfajësuar.
Jurgeni shkruan se doli nga shtëpia pasi po kërkonte qenin.
“Isha tu kërku qenin, m’doli nga shpia”, shkruan ai në fletën e gjobës.
Mirëpo, punonjësi i policisë nuk është bindur nga kjo dhe e ka gjobitur gjithsesi.


