TË FUNDIT

Covid-19/ Papunësia në SHBA në nivel rekord!

Rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar përfitime që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit, sipas të dhënave të Departamentit të Punës. Rekordi i fundit i këtij lloji ishte shënuar në vitin 1982.

Kjo rritje e numrit të papunëve i jep fund zgjerimit të ngadalshëm por të qëndrueshëm të tregut të punës. Për shkak të virusit, në SHBA kanë mbyllur dyert restorante, teatro, hotele e palestra. Kompanitë e prodhimit të makinave e kanë reduktuar ndjeshëm aktivitetin e udhëtimet ajrore kanë rënë në mënyrë drastike.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 69,197 persona të infektuar me koronavirusin e ri, e 1,046 vetë kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Ndërkohë që Amerika, së bashku me Italinë dhe Spanjën po konsiderohen sot si vatrat kryesore të epidemisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat