Operatorët turistikë, të përfaqësuar nga Shoqata e Industrisë së Turizmit STI, me qendër në Sarandë i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama. Në letër paraqiten 6 pika kryesore për mosfalimentimin e industrisë së turizmit
Letra i është dërguar edhe Ministrit të Turizmit Blendi Klosi , Ministrit te Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetarit të Bashkisë Sarandë Ardian Gurma.
1.Të mos aplikohet për këtë kategori tarifa vendore për vitin 2020
2.Mos aplikimin e tatim-fitimit per një periudhë 3 mujore
3.Përgjysmimi i taksës së ndërtesës për këtë vit
4.Subvencionim të pagesave për tre muaj
5.Suport për pagën minimale
6.Shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive për një periudhë 6 mujore .
Kryetari i shoqatës Arben Çipa thekson se operatorët turistikë ndodhen përpara një dileme të madhe: A do të ketë sezon turistik për këtë vit?
Propozimet e mësipërme, sipas Çipës, krijojnë frymëmarrje për qindra dhe mijëra persona që janë të lidhur me turizmin i cili këtë vit pritet të ketë një ulje drastike të kohëzgjatjes dhe sasisë së përpunimit të personave që do të vizitojnë vendin tonë.

