Kryebashkiaku Erion Veliaj dalë ditën e sotme duke dërguar ushqime familjeve në nevojë. Mirëpo, me një nga familjet ai ka dialoguar, duke folur edhe për të birin e tij.
Teksa po pyeste për fëmijët nusen e shtëpisë e cila po mbante në krahë beben e saj, Veliaj me humor tha se i biri e kthen shtëpinë përbys. “Unë një çun kam e kthen shtëpinë përmbys… A jo mosha 2 vjeç është ajo që…”, tha Veliaj.
Pjesë nga biseda:
Veliaj: Sa fëmijë ke?
Zonja: Kam 3…
Veliaj: Unë një çun kam e kthen shtëpinë përmbys… A jo mosha 2 vjeç është ajo që…
Po ti qenke si princesh moj… (i drejtohet bebes së vogël)

