Këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka rrëfyer me anë të një videoje ‘live’ në ‘Instagram’ së bashku me miken e saj Miley Cyrus se pas kaq kohësh është diagnostikuar me bipolaritet.
“Pas shumë vitesh që kalova një sërë gjërash, kuptova se vuaja nga bipolariteti”, është shprehur 27-vjeçarja.
“Të paktën më në fund e dija pse kisha vuajtur nga depresioni i përsëritur dhe ankthi për kaq shumë vite! Nuk kam patur kurrë vetëdije të plotë rreth kësaj diagnoze, por të paktën jam e lumtur që tani ndihem e lirë të flas për shëndetin tim mendor. Kur e zbulova nuk kisha më frikë! Doja të dija gjithçka rreth saj, kjo ma hoqi frikën!”, shprehet ndër të tjerash këngëtarja.
Ky lajm i ka befasuar ndjekësit e Gomez, të cilët e kanë vlerësuar sinqeritetin e këngëtares.
Për ata që nuk e dinë: Çrregullimi Bipolar është një sëmundje e karakterizuar nga episode të përsëritura manie (dhe/ose hipomanie) dhe depresioni. Shkaku është i panjohur, por me shumë mundësi ndikojnë faktorët gjenetikë, biologjikë dhe mjedisorë.

