TË FUNDIT

Britania e Madhe shtyn izolimin dhe për 3 javë

Britania e Madhe ka shtyrë izolimin për shkak të koronavirusit të paktën edhe për tre javë të tjera. Kjo u konfirmua nga sekretari i jashtëm, Dominic Raab të enjten ndërsa qindra persona në të gjithë vendin vazhdojnë të humbin jetën çdo ditë si pasojë e epidemisë.

“Qeveria ka vendosur se masat aktuale duhet të qëndrojnë në fuqi të paktën edhe për tre javët e ardhshme. Çdo relaksim i masave aktuale do të rrezikonte të dëmtonte shëndetin publik por edhe ekonominë tonë”- tha Raab.

Dominik Raab, po zëvendëson kryeminsitrin Boris Johnson që po rimerr veten nga koronavirusi. Sipas të dhënave, numri i rasteve të reja po stabilizohet në Britaninë e Madhe, e ndoshta do të fillojë të bjerë. E njëjta gjë po ndodh edhe me shtrimet në spital. Por kjo tendencë, paralajmërojnë zyrtarët, do të vazhdojë vetëm nëse publiku do të vazhdojë të respektojë distancimin social.

Shtyrja e masave kufizuese në Britaninë e Madhe vjen në një kohë kur vende të tjera evropiane kanë filluar të shohin drejt zbutjes së tyre.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat