TË FUNDIT

Dashuri me nje “like”!

Nga Marinela Kuvertari

Pse kaq shumë zgjedhin dashurinë në hapësirën në internet?

Hapësira në internet dhe socializimi përmes saj (përmes mediave sociale) është diçka relativisht e re, që përfshin një ngjyrim ‘ekzotik’, diçka interesante dhe ndryshe. Kur dashuria kalon ne nje ndjenjë të fuqishme, e ndryshme dhe misterioze ,  një mjet siç është interneti ,  “eksiton” imagjinatën dhe krijon një fushë veprimi krejtësisht të ndryshme nga ajo që njeriu shpreh në përditshmëri  kur ka dikë pëballë.

Sa magjik dhe misterioz, me një klikim personi i preferuar,  shfaqet në çdo kohë me mesazhe, tekste ose në ekranin e kompjuterit, kudo! Dashamirët  mund të kapërcejnë të gjitha pengesat dhe të jenë bashkë, edhe nëse prania e tyre nuk është e natyrshme, por virtuale! Ky element i misterit shfaqet madhështor dhe njëkohësisht tërheq më shumë njerëz për të lidhur nje dashuri nepermjet internetit.

Sigurisht që njerëzit tërhiqen nga dashuria në internet për të njëjtat arsye që dashurohen edhe  tradicionalisht: ose nuk janë ne një lidhje dhe ata po kërkojnë një të tillë ,ose ata kanë një lidhje që i mungon diçka dhe ata po përpiqen t’a kompensojnë atë!

Cfarë më mungon?

Për shumë njerëz, anonimiteti i internetit është një formë mburoje. Njerëzit që janë frikacakë, që kanë një problem me pamjen ose vetëbesimin, ndjehen më të sigurt për të takuar një person tjetër që nuk do t’i gjykojë ata në bazë të ‘disavantazhit’ të tyre, ashtu sic e perceptojnë ata.

Interneti lejon imagjinatën të japë çfarëdo dimensioni që dëshiron për fytyrat dhe situatat në mënyrë që njeriu të gjejë kënaqësi më lehtë. Ana tjetër e medaljes, natyrisht, është se dikush mund të mendojë se e ka gjetur atë që po kërkonte,  pikërisht sepse imagjinata e tij e zbukuron atë që ai do të dëshironte të gjente dhe  beson se e ka gjetur, pa qenë e vërtetë.

Dashuria Platonike

Sipas ekspertëve, Interneti ka ndihmuar në lulëzimin e dashurisë Platonike, nëse konsiderojmë se tipari i saj kryesor është tërheqja ndaj mendjes dhe shpirtit të tjetrit. Njerëzit kanë nevojë për komunikim, për ndjenjën se dikush i kupton  dhe se dikush shprehet para tyre dhe u beson atyre. E gjithë kjo në një kontekst të rrezikut minimal, nga ku merr jetë  Dashuria Platonike.

A ka rreziqe psikologjike në dashurine e internetit?

Megjithatë, ekziston një pakicë e njerëzve që nuk duan të njihen nga afër me dashnoren apo të dashurën e tyre në internet. Këta zakonisht janë njerëz që kanë një jetë të dyfishtë dhe marrëdhënia në internet është e paligjshme, kështu që nuk ka vend për kontakt të mëtejshëm, për shkak të rrezikut të lëkundjes së ndërtesës së paligjshme – por edhe marrëdhënies juridike – në ajër.

Një grup tjetër i njerëzve preferojnë të jetojnë në  fantazinë që kanë krijuar – me vetëdije ose jo kështu që ata nuk kërkojnë të takojnë dashnoren / partneren, -in e tyre  online. Në këtë rast, zakonisht të dy anëtarët e çiftit ruajnë distancën dhe anonimatin e tyre dhe nuk kërkojnë njohje fizike. Ata kanë krijuar një fantazi të mjaftueshme të kënaqshme se si janë vetë, duke paraqitur një version të idealizuar të vetvetes, i cili nuk ka lidhje me atë sesi janë në të vërtetë. Ende, çifti ka idealizuar anëtarin tjetër të marrëdhënies, duke i dhënë atij cilësi dhe karakteristika që ai me siguri nuk i ka, por do të dëshironte që partneri/ ia t’i kishte.Për të shpërndarë të gjithë këtë fantazi, njerëzit nuk duan të takojnë partnerin e tyre në internet.

Interneti mund t’i afrojë njerëzit, t’i largojë kufijtë dhe distancat. Ndërsa teknologjia lejon komunikimin përmes imazhit dhe tingullit, jo vetëm tekstit të shkruar, ky komunikim bëhet më ‘i vërtetë’, më i ngarkuar emocionalisht dhe më i kënaqshëm. Ndoshta zhvillimet e mëtejshme teknologjike do t’i japin një dimension edhe më të mirë dhe më të drejtpërdrejtë komunikimit njerëzor përmes internetit.

Një skenar tjetër i mundshëm është që njerëzit do të zgjedhin të komunikojnë në internet përmes botëve imagjinare dhe identiteteve personale imagjinare, të ndërtuara, si në lojërat Avatar. Aktualisht, mjete të tilla të komunikimit përdoren, por ato karakterizohen si ‘argëtim’. Por nëse fillojmë ta përdorim imagjinatën tonë për t’i dhënë një dimensioni tjetër vetes, për të zbuluar elementë të rinj të tij kështu bashkëveprojmë përmes një identiteti të ri, imagjinar, atëherë e vendosim komunikimin njerëzor  në një tjeter nivel.

Ps.Thjesht mendimi im!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat