Teksa 4 raste të reja u bënë me dije, mësohet se një nga to shënohet në Berat. Raportohet se e infektuar ka rezultuar ekonomistja e Ujësjellësit së Beratit.
Ekonomistja ka pasur temperaturë fillimisht dhe më pas i është nështruar testit ku ka rezultuar pozitive, bën me dije News 24.
Aktualisht ajo ndodhet e izoluar në shtëpi dhe nuk ka asnjë shenjë tjetër.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar sërish vetëm 4 raste të reja me Covid duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 876

