Pas shtimit të rasteve ditët e fundit te Infektivi, këtë të diel ka pasur edhe një moment shumë të bukur.
Një paciente ukrainase ka lënë spitalin infektiv dhe i dashuri i saj e priste me lule jashtë spitalit. Ajo rezultoi pozitive me Covid-19 disa ditë më parë në Sarandë.
Gjendja e saj shëndetësore fatmirësisht është e mirë, ndërsa do të qëndroj edhe 14 ditë të tjera në izolim.

