Franca duhet të shpejtojë procesin e kthimit gradual në punë dhe aktivitete biznesore, thotë ministri i Financave, Bruno Le Maire, pasi të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia ka humbur gjysmë milioni vende të punës vetëm në çerekun e parë të vitit.
Macron e ka futur Francën në një prej izolimeve më të ashpra në Evropë nga mesi i muajit mars, me përjashtim të lehtësimit të disa masave më 11 maj.
“Unë dua që aktiviteti ekonomik të rikthehet më shpejt”, ka thënë Le Maire, duke shtuar se gjendja duhet t’i kthehet normalitetit këtë verë.
Qeveria franceze pret që ekonomia e dytë me e madhe në Eurozonë, të tkurret për 11% në 2020.
La Maire u ka thënë ligjvënësve të martën se 800,000 vende të punës janë në rrezik.
Deri më tani, në çerekun e parë është raportuar për humbje të 500,000 vendeve të punës, sidomos për shkak të kontratave të përkohshme, të cilat nuk janë vazhduar në kohën e izolimit.
“Franca do të arrijë të shërohet dhe t’i rikthehet rritjes. Ne mund ta ulim papunësinë, ne mund të rikthemi në 2021 duke përveshur mëngët dhe duke punuar fort për rimëkëmbje”, ka thënë Le Maire.
Ai ka shtuar se industria e makinave, një prej më të goditurave, është duke iu kthyer normalitetit, pasi gjatë izolimit nuk është arritur të shitet pothuajse asnjë makinë.

