TË FUNDIT

Rimëkëmbja ekonomike/ qeveria e Kosovës voton ligjin për buxhetin e 2020-ës

Qeveria e Kosovës votoi pr/ligjin për buxhetin e vitit 2020. Me këtë vendim është arritur të krijohet fondi i cili do të shërbejë për ekonominë e goditur nga pandemia.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka theksuar se do të jenë mbi 600 milionë euro, të cilat do të shërbejnë për rimëkëmbje ekonomike.

“Me këtë rishikim të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të ardhurave prej 232 milionë euro si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh. Ky fond e kompenson plotësisht rënien ekonomike që kemi pasur gjatë kësaj kohe për shkak të pandemisë”, tha Hoti.

Projektligji për plotësimin e ligjit të buxhetit për vitin 2020 do i dërgohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat