TË FUNDIT

Nga janarit i vitit 2021 hiqet tatim-fitimi për bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë

Tashmë është zyrtarizuar. Qeveria ka gati projektligjin sipas të cilit  bëhet zerimi i tatim-fitimit të biznesit të vogël në fashën e xhiros nga 5 milionë lekë në vit deri në 14 milionë lekë në vit.

Ky vendim nis të aplikohet  që prej 1 janarit të vitit 2021 dhe do të zbatohet deri në vitin 2029.  Aktualisht bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatimfitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%.

Heqja e tatim-fitimit  është marrë si një masë  lehtësuese  për bizneset e vogla  të cilat u dëmtuan gjatë periudhës së pandemisë. Por ndryshime të tilla  fiskale janë kundërshtuar  fort nga ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ekspertët deklarojnë se diferencimet e shpeshta fiskale krijojnë hapësira për rritjen e evazionit fiskal në vend dhe shtimin e informalitetit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat