TË FUNDIT

“Të kthehemi në shina sa më parë”, Meta jep mesazhin: Të mësojmë nga politika maqedonase

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një statusi në rrjete sociale, ku ka përshëndetur finalizimin e marrëveshjes historike në Maqedoninë e Veriut, e cila do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar për tre muaj.

“Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera”- është mesazhi që shpërndan Meta.

Mesazhi i Metës:

Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera. 🇦🇱🤝🇲🇰

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat