TË FUNDIT

Situata është e rëndë/ Rekord shifrash në vend, rritet frikshëm numri i të prekurve

Situata përkeqësohet ndjeshëm në Shqipëri. 178 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 8 605.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 254. Viktimat janë  një 57 vjeçar, një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja.

148 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 148 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 332 që nga fillimi i epidemisë.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat