TË FUNDIT

Situata është e rëndë në spitale/ Përditësimi i situatës së pandemisë në Shqipëri

Shifrat e larta të të prekurve të rinj janë vërtet shqetësuese në përballjen e Shqipërisë më COVID-19.  Në përditësimin e bërë sot nga Ministria e Shëndetësisë mësohet se kanë qenë 156 personat e infektuar rishtar, të cilët kanë rezultuar pozitivë në 24 orët të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 8 927.

Në 24 orët e fundit 3 pacientë ka humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 266.

Ndërkohë që mësohet se 168 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 14 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 158 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 791 që nga fillimi i epidemisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat