3 automjete janë përplasur sot në Golem dhe për pasojë drejtuesja e një prej makinave së bashku me një pasagjere u plagosën rëndë. Por pak më parë sot.com.al bëri me dije se një prej të plagosurave ka ndërruar jetë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.08.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

