TË FUNDIT

Shkodër/ Plagosi me armë 38-vjeçarin, policia në ndjekje të autorit, shoqërohet një person që ka dijeni për ngjarjen (EMRAT)

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së ndodhur në Shkoder ku vijon puna dhe krehja e zonës për kapjen e tij.

Në  zonën e quajtur  Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, 38-vjeçari Tonin Larushku nga fshati Toplanë, Vau i Dejës,  si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri  dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar, 29 vjeçari Luverdo Kola, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë  në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është  kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat