Një i moshuar ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ploçë të Selenicës, ku 73- vjeçari Xh.M, dyshohet se është vetëvarur në derën e banesës.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë/Informacion paraprak
Në orën 19:49, në fshatin Ploçë të Selenicës, dyshohet se është vetëvarur me litarë në derën e banesës së tij shtetasi Xh. M., 73 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

