TË FUNDIT

Epidemiologu jep lajmin e mirë: Nuk presim bum infektimesh me COVID

Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka komentuar situatën lidhur me situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Mjeku Ulqinaku u shpreh optimist lidhur me hapjen e shkollave duke theksuar se ky moment nuk do të sillte një bum infektimesh.

“Shqetësimi ynë nuk janë fëmijët, është përcjellja e infeksionit te mësuesit dhe prindërit. Fëmijët nuk kanë qenë të izoluar, kanë qenë gjithë kohës jashtë duke luajtur me njëri-tjetrin, ndaj nuk presim një bum infektimesh”, tha mjeku teksa sugjeroi se një maskë e thjeshtë pëlhure do ta kryente më së miri funksionin.

Duke iu referuar numrit të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, mjeku tha se është e vështirë të bësh analiza në këtë aspekt, pasi sipas tij ky virus është shumë specifik, individual, ndaj është e kotë të bësh krahasime me vende të tjera.

“Por lufta është e egër për ata pacientë me të cilët virusi sille në mënyrë të egër”, tha epidemiologu.

Ai shpjegoi se mosha më e prekur nga virusi aktualisht në vendin tonë është mosha aktive për punë, nga 40-60 vjeç dhe më pak moshat mbi 60 çka tregon një ndërgjegjësim të këtyre të fundit për të shmangur ekspozimin.

“Mosha 40-60 vjeç që e kanë kaluar COVID-19 janë tashmë më të mbrojtur, e kanë marrë në një farë mënyrë vaksinën dhe janë të aftë të jenë në frontin e parë për gjithçka”, shpjegoi epidemiologu.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat