Disa efektivë të policisë së Pogradecit kanë goditur me grushte dhe shpulla tre të rinj. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga Ora News, tregohet qartë se si efektivët zbresin nga makina, dhunojnë të rinjtë e më pas i futin me forcë në makina.
Ky nuk është rasti i parë që policia akuzohet për dhunë ndaj qytetarëve.

