Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur ditën e sotme nga vdekja e Xhino Koçës, i cili i u hodh nga kati i 3-të i “Shefqet Ndroqit”. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 gusht, ku 29-vjeçari i ka dërguar një mesazh prindërve të tyre pak çaste se të hidhej.
Në SMS-në e fundit shkruante se kishte vendosur ti jepte fund jetës pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. “Takohemi në botën tjetër”, bën me dije Fax News, se shkruhej në fundin e mesazhit të tij.
Një tjetër detaj dyshues është se libri i fundit që i riu po lexonte në momentet e fundit ishte ‘Testamenti’. Ky libër mbyllet me vetëvrasjen e personazhit kryesor i cili është hedhur njësoj si Xhino, nga një lartësi e konsiderueshme.

