TË FUNDIT

Vetëvrasja e 65-vjeçarit, reagon Spitali: Po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit…

Autoritetet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” me anë të një njoftimi, i kanë shprehur ngushëllime familjes së pacientit Hasan Mira, 65 vjeçarit që u hodh mbrëmjen e djeshme nga kati i katërt ku po kurohej për Covid-19.

Reagimi i spitalit:

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.

65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat