TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Vdes punëtori në Kamëz, e kapi makineria

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Kamëz, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.

“Rreth orës 14:50, në Kamëz, duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës”, njoftoi policia.

Punëtori është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

 “Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat