TË FUNDIT

Mediat serbe: Vuçiç nën presion, i dorëzohet letra që të njohë Kosovën e pavarur sot!

“ Në fillim të takimit me përfaqësuesit e Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu dorëzua një letër sipas së cilës Serbia duhet të njohë një Kosovë të pavarur sot”, shkruan “Blic”.

“Gjithçka është përgatitur më herët, shqiptarët e kanë ditur”, citohet të ketë thënë një burim për Blic.rs.

Sipas gazetës “Blic”, Ministri I Financave, Siniša Mali ka deklaruar sot në Uashington se po ushtrohet një trysni e madhe mbi delegacionin serb.

Për ministrin Mali, letra prej 16 pikash ishte më e keqja që mund të kishin marrë nga SHBA-ja që nga fillimi I dialogut me Prishtinën.

“Ne nuk kemi marrë kurrë një letër më të keqe që nga nisja e bisedimeve me Prishtinën. Kishte një letër të përbërë prej 16 pikash, nga të cilat 10 prej tyre nënkuptonin vetëm njohjen reciproke”, u shpreh Ministri serb I Financave.

Më tej, ministri serb Siniša Mali shtoi se takimi në Uashington ishte më tepër për të folur për ekonominë, investimet në rajon dhe më pas të flitej për njohjen reciproke. “Disa gjëra janë thjesht të papranusheme”, shprehet ai.

Duke iu referuar burimeve të tyre, mediat shkruajnë se kjo letër i është paraqitur presidentit Vuçiç, që në fillim të takimit.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë nisur sot e do të vazhdojnë edhe nesër.

Sipas administratës amerikane, temë e ditës së sotme do të jenë çështjet ekonomike, kurse të nesërmen është thënë se mund të diskutohen për atë që palët do të bien dakord.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat