Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një reagim menjëherë sapo mbaroi takimi ku u firmos marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiç thotë se serbët mund të qëndrojnë të qetë pasi Kosova nuk u njoh nga Serbia.
“Shqiptarët thanë se do të nënshkruanin gjithçka nëse kthehej pika 10. Nuk ka njohje të ndërsjellë, serbët mund të qëndrojnë të qetë. Kur bëhet fjalë për Mini Schengen, ata kishin disa kundërshtime, ata u përzien me Shengenin, as ne dhe as amerikanët nuk e kuptuam vërtet.
Kjo është një marrëveshje e mirë për Serbinë, do të tingëllojë triumfale nëse them urime, por unë jam sinqerisht i kënaqur dhe të gjithë anëtarët e delegacionit, me atë që kemi arritur,” tha Vuçiç.

