TË FUNDIT

U kap me 53 kg drogë të futur në bombola gazi, gjykata e Shkodrës lë në burg italianin

Gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për shtetasin italian I cili u kap në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit me 53 kg kanabis të paketuar në 3 bombola gazi.

Shtetasi italian, Cristino Trapani, në praninë e avokatit Anton Kosteri, deklaroi para gjykatëses se lënda e gjetur ishte e tij dhe nuk ka bashkëpunuar me asnjë person tjetër për të kryer këtë veprim. Gjithashtu, Trapani pretendoi se këtë gjë e ka kryer për shkak të gjendjes së tij ekonomike. Ndërkohe avokati Kosteri kërkoi për të pandehurin “arrest shtëpie”, ndërsa prokurori Astrit Halilaj ka kërkuar arrest në burg.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat