Muaji shtator si duket vijon të jetë i përshtatshëm për plazh.
Kushtet atmosferike janë të favorëshme si për pushime në bregdet ashtu edhe në mal, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimatre përgjatë relieveve malore.
Era nga Veriperëndimi-Verilindja 1-10m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave lugionore do të fitojë shpejtësi deri në 20m/s.

