TË FUNDIT

“Mbeta pa punë, pa leje qëndrimi”, shqiptari hip në katin e 12-të dhe kërcënoi se do hidhet

Një shqiptar ka hipur sot tarracën e një pallati 12-katësh në Selanik të Greqisë ku ka këcënuar se do hidhet.

Forca të forta policie kanë nxituar në vend, si dhe një brigadë e Brigadës së Zjarrfikësve dhe EKAB.

Burri i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, s’ka para dhe jeton në një kasolle. Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.

“Djali im i shërben ushtrisë greke në Evros. Kaq vjet këtu, kaq taksa paguar, mbeta pa punë, pa leje qëndrimi”, deklaroi ai në thirrjen e tij të dëshpëruar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat