TË FUNDIT

Pas Silvio Berlusconit edhe vajza e tij rezulton e infektuar me Covid-19

Marina Berlusconi, sipas asaj që raporton Ansa, ka rezultuar pozitive me Covid-19. Pas shumë tamponëve negativë, në fundjavë, testi ka dalë pozitiv. Lajmi konfirmohet edhe nga burime të Fininvest dhe Mondadori, ku vajza e ish kryemistrit Berluskoni është presidente.

Burimet kanë thënë Marina është mirë dhe po punon normalisht nga shtëpia. Vajza e parë e Silvio Berluskonit, së bashku me familjen e saj është izoluar në rezidencën e saj në Milano, që prej të mërkurës, kur babai i saj rezultoi pozitiv. Edhe kushtet shëndetësore të bashkëshortit dhe të dy fëmijëve të saj janë të mira.

Ndër të tjera Silvio Berlusconi, ka kaluar natën e katërt në spitalin San Raffaele në Milano pas infektimit me Covid-19 dhe problemeve shëndetësore nga një polmoni bilateral.

‘Nata e kaluar ka qenë një natë e qetë për Berluskonin’, ka thënë profesor Alberto Zangrillo, mjeku i tij.

 

REAL NEWS 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat