TË FUNDIT

Ambasada në Jeruzalem/ BE “shuplakë” Kosovës e Serbisë

Bashkimi Europian nuk e ka pritur mirë një pikë të marrëveshjes të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. BE-ja paralajmëroi shumë hapur Kosovën dhe Serbinë duke ua bërë të qartë se zhvendosja e ambasadave në Jeruzalem do të minojë shpresat e këtyre dy vendeve për anëtarësim në bllokun europian.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano deklaroi se BE-ja shpreh shqetësim dhe keqardhje serioze për këtë.
“Asnjë ambasadë e ndonjë vendi të anëtarësuar në BE nuk është në Jeruzalem. As zyra e delegacionit të BE-së në Izrael nuk ndodhet në Jeruzalem.
Kosova dhe Serbia janë shprehur të përkushtuara në rrugën e integrimit dhe ato duhet të sillen në këtë mënyrë”, u shpreh Peter Stano.
BE-ja e konsideron statusin e Jeruzalemit si çështje rreth së cilës ka mospajtime mes Izraelit dhe autoriteteve palestineze.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat