Njerka e Eglantina Bucit, vajzës 23-vjeçare e cila u vra mizorisht nga vëllai i saj me urdhër të babait, ka folur për Report Tv dhe i ka dalë në mbrojtje burrit të saj.
Për të, Faiku është i pastër, teksa thotë se vëmendja që ka marrë ditëve të fundit për këtë lajm makabër i ka përkeqësuar shëndetin mendor.
E fshehur pas derës gri të shtëpisë dy katëshe ku jetonte me Faikun prej më shumë se 7 viteve, gruaja ka thënë se ngjarja për të cilin akuzohet burri i saj është shumë e rëndë, por shton se nuk ka asgjë për të thënë momentalisht.
“Nuk kam asgjë për të thënë momentalisht, jam e sëmurë me depresion, po të duash të jap kartelën. Me lini të qetë unë do shkoj te jetoj tek vëllezërit e mi s’keni pune në shtëpinë time. Ngjarja është e rëndë, djalin dhe burrin i kam të pastër”, tha njerka e Eglantina Bucit.

