Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, akuzon kryeministrin Edi Rama për çështjen e detit.
Paloka shprehet se Rama dje në parlament përdridhej e përpiqej të fshihej për çështjen e detit me Greqinë.
“Rama është një gënjeshtar i pafytyrë që përdridhet e përpiqet të fshehë kokën si struci sa herë kapet në flagrancë me matrapazllëqet e tij. Kjo është faktuar me se një herë, matrapazllëku me detin është vetëm rasti me i fundit”, thotë Paloka.

