Tre ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Pishë, ku një person hyri në banesën e një çifti të moshuar dhe iu ka marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja. Sot Gjykata e Fierit ka dhënë masën e arrestit burg pa afat për Pajtim Dhanën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 të datës 6 shtator, ku 47 vjeçari Pajtim Dhana ishte komshi me çiftin e të moshuarve dhe është futur me forcë duke thyer xhami kryesor të derës.
Nën kërcënimin e sëpatës, i ka marrë me dhunë 70 vjeçarit Vangjel Prifti, 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.
Pas denoncimit të të moshuarve, policia është vënë në ndjekje të autorit dhe më pas është arrestuar.
Gjykata vendosi burg pa afat për autorin.

