Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ashtu siç e njoftoi më herët, ka ka qenë sot në bankën e gjakut në QSUT, ku ka dhuruar plazmën për personat e prekur me Covid. Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Në Bankën e Gjakut pranë QSUT-së, me Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, që iu bashkua fushatës ‘Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty’, duke dhuruar plazmën në ndihmë të të prekurve nga COVID19”, shkruan ministrja Manastirliu.
Vetë kryebashkiaku së bashku me familjen e tij e kaluan Covid disa ditë më parë, dhe tashmë janë shëruar plotësisht.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/332367868108007/

