Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. 5 persona kanë mbetur të plagosur pas përleshjeve me thika në një lokal.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë shkollës “9-vjeçare Sule Harri”.
Bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar më urgjencë për kurim në spital. Ende nuk është mësuar identiteti i tyre apo shkaqet e ngjarjes së rëndë.

