TË FUNDIT

“Tani mora njoftimin se ka vdekur…”. Spartak Ngjela i pikëlluar: Ndjej keqardhje të thellë…

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-ministrit Sabit Brokaj. Ngjela shprehet se Brokaj ishte nga të rrallët ish komunistë shqiptarë, që, duke qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndihej, me bindje, i shkëputur nga doktrina komuniste.

“Tani mora njoftimin se dje ka vdekur ish deputeti, Sabit Brokaj. Ndjej keqardhje të thellë, dhe shpreh me këtë rast respektin e veçantë që kam pasur për figurën e tij: individ humanist dhe shumë i drejtë.

Ishte nga të rrallët ish komunistë shqiptarë, që, duke qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndihej, me bindje, i shkëputur nga doktrina komuniste.

Ngushëllime familjes, dhe, Sabit Brokaj, u kujtoftë ngaherë për të mirat që ka bërë si mjek humanist dhe si politikan korrekt…”, shkruan Ngjela.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat