“Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike”. Ka qenë ky mesazhi i prerë i Ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
Mesazhi
Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë janë të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Ata respektojnë Sundimin e Ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën, dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë e çdo personi.

