Ngjarja që tronditi jo pak opinionin publik këtë të martë në zonën e Bathores në Kamëz ku kunati vrau nusën e vëllait të tij ka ndodhur pas një konflikti për hedhjen e mbeturinave.
Real News ka mësuar ekskluzivisht se palët kanë qenë në konflikt dhe më herët dhe viktima ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Real News ka mësuar se konflikti ka ndodhur për shkak të mbeturinave që viktima i ka hedhur në katin e parë ku jetonte autori.
Pas konfliktit, Agron Tanushi ka qëlluar për vdekje kunatën e tij shtetasen, Jetmira Hasani.
Policia vijon punën për kapjen e tij.

