Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në orën 13:0 drejt Berlinit, ku fillimisht do takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Mësohet se në fokus të takimit me Merkel, do të jetë integrimi i vendit në Bashkimin Europian si dhe sfidat e pandemisë.
Qëndrimi i Ramës në Berlin, do të vijojë më pas me një darkë pune me grupin parlamentar në Bundestagun gjerman.
Ditën e nesërme, Rama do të jetë pjesë e panelit në konferencën e përvitshme t siguris, ku marrin pjesë liderët e vendeve europiane.

