Kryeministria ka dërguar sot në presidencë emrin e Evis Kushit për dekretim në postin drejtues të Ministrisë së Arsimit. Ky hap vjen pak ditë pas largimit të Besa Shahinit nga ky institucion, i cili ka qenë shpeshherë në fokus të kritikave nga kundërshtarët politikë.
Kreu i Shtetit sipas Kushtetutës ka afat 7 ditë për tu shprehur me dekret për emërimin e znj. Kushi në krye të Ministrisë së Arsimit.
Kryeministri Edi Rama ndryshimet në kabinetin qeveritar I bëri më 14 shtator, ndërsa e falënderoi publikisht Besa Shahini për kontributin e dhënë në drejtimin e kësaj ministrie.
“Dua të të falënderoj shumë për të gjithë kontributin e madh që ke dhënë. Jam i bindur që edhe çfarë nuk është arritur dot të vlerësohet prej kohës aktuale, padiskutim do të vlerësohet në kohë,” deklaroi Rama.

