21.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Java e parë e shkollës, flasin mësuesit: Jemi të lodhur, na doli shpirti që nga mëngjesi…

Merita Xhika, mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Elbasan, ka folur në lidhje me javën e parë të mësimit. Ajo shprehet se së bashku me kolegët ndihem mjaft të lodhur dhe kjo javë i është dukur si një muaj i lodhshëm.

“Sikur ishim një muaj në punë. Të lodhur për kohëzgjatjen. Të hutuar me të gjithë veprimtarinë. Na doli shpirti nga mëngjesi deri në fund të turnit të dytë dhe nuk mbahet mend çfarë arritëm”– shprehet ajo.

E pyetur mbi zbatimin e rregullave të protokollit anti-Covid ajo thotë se rregullat e distancimit ndiqen vetëm brenda shkollës.

“Jashtë shkollës, në mëngjes dhe kur ndërrohen turnet ka grumbullime para portës, nxënës, prindër. Duket si zgjidhje qesharake kështu. Mbaj maska kot, kur po na djersit dhe pengon. Duhet të kemi zgjidhje të tjera pasi në këtë mënyrë jemi asgjëkund”- shton më tej mësuesja e lëndës së Historisë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat