fbpx

180 pasagjerë bllokohen në avion në Rinas, nisja ishte në orën 14:00

rinas.jpg

180 pasagjerë të cilët presin të fluturojnë drejt Italisë kanë mbetur të bllokuar në  avion në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Avioni Rinas-Venecia ka pësuar avari dhe prej afro 4 orësh, 180 pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në avion.

Ata thonë se nuk i lejojnë të zbresin nga avioni ndërkohë që askush nuk i shpjegon se pse nuk bëhet nisja.

Pasagjerët frikësohen se edhe në rast se avioni do të rregullohet, ai mund të pësojë defekt gjatë fluturimit.

Nga ana tjetër agjencitë e udhëtimit i kanë paralajmëruar se nëse do të zbresin nga avioni nuk do u rimbursohet bileta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303