TË FUNDIT

FOTO  e frikshme/ Manastirliu jep mesazhin për të riun të shtruar në spitalin Covid

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një mesazh të fortë për të rinjtë. Ajo ka publikuar fotografinë e një të riu në spital, i cili po trajtohet nga koronavirusi.

Në imazhin e publikuar në Facebook, Manastirliu i bëri thirrje të gjithëve që të mos harrojnë të mbajnë maskën, të ruajnë distancën dhe të lajnë duart për të shmangur infektimin nga Covidi.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar sërish një rekord me shifra të larta ku kanë rezultuar pozitivë 302 persona ndërsa kanë humbur jetën 3 pacientë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat