Vendi është në shok nga rastet e reja me covid. Janë regjiatruar 396 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 22,721. Ndërkohë që raportohet se kanë humbur jetën 7 persona.
Janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë, 9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë, 6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet, 3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë, 1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

